Telegrafi

Shqipëria, e para në rajon në Indeksin e Tregtisë së Lirë

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi, informoi sot se studimi më i fundit i “Heritage Foundation”, e rendit Shqipërinë në vendin e 13-të në botë nga 186 ekonomi në indeksin e Tregtisë së lirë për vitin 2017.

Në një konferencë për shtyp, Ekonomi tha se ky është një lajm tjetër pozitiv për Shqipërinë.

“Ky indeks është ndër më prestigjiozët në nivel ndërkombëtar dhe sipas këtij klasifikimi, Shqipëria arrin në vend të parë në rajon”, tha ajo.