Federatën e Basketbollit të Kosovës e pret punë e vështirë për t’i afruar në Përfaqësuesen e Kosovës lojtarët që kanë luajtur apo luajnë për vende të tjera.
Por FBK-ja mund të përballet edhe me një sfidë tjetër – t’i mbajë në përfaqësuese lojtarët që i llogarit të saj.
Interesimi për basketbollistët cilësorë nga Kosova mund të vijë nga Kombëtarja e Shqipërisë në basketboll. Tashmë nga Shqipëria është kontaktuar njëri prej basketbollistëve më të mirë kosovar, Drilon Hajrizi, shkruan sot kohaditore.
Hajrizi ka treguar se është kontaktuar direkt nga përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë, qiprioti Antonis Constantinides.