Site icon Telegrafi

Shqipëria e 18-ta në finalen e “Eurovision 2019”

Stafi i Shqipërisë në "Eurovision 2019" (Foto: Guy Prives/Getty Images/Guliver)

Ka përfunduar në mbrëmjen e së shtunës nata finale e edicionit të 64-të të “Eurovision”-it.

Holanda u shpall fituese me përfaqësues Duncan Laurence, me këngën e tij “Arcade”, ndërkohë që vendi i dytë shkoi për Italinë dhe i treti për Rusinë.

Këngëtarja shqiptare, Jonida Maliqi, u ngjit në skenë e dyta në mbrëmjen finale duke bërë një interpretim të shkëlqyer të këngës së saj, “Ktheju Tokës”.

Përkundër faktit që pati një paraqitja të dinjitetshme, ajo nuk arriti që të rangohet shumë lartë në listën përfundimtare, duke marrë kështu vendin e 18-të.

Jonida mori 43 pikë nga juria profesionale dhe 47 nga votat e publikut, me çka në total grumbulloi 90 pikë, duke u renditur e tetëmbëdhjeta.

Sido që të jetë, pjesëmarrja në finale ishte tashmë veçse një fitore e shtetit shqiptar, që arriti që në një mbrëmje kaq të madhe të konkurrojë krah 25 shteteve tjera të Evropës.

Performanca e Jonidës u veçua lartë edhe nga kritikët e muzikës, gjersa me shumë stil ishte edhe paraqitja e saj, e cila ishte menduar deri në detaje. /Telegrafi/

Jonida Maliqi gjatë performancës në natën finale të “Eurovision 2019” (Foto: Michael Campanella/Getty Images/Guliver)

 

Exit mobile version