Telegrafi

Shqipëria e 10-ta në botë

Kështu ka deklaruar Zëdhënësja e qeverisë njëherësh ministrja e Integrimit Majlinda Bregu sipas së cilës "Kjo rritje ekonomike është arritur falë reformave të kësaj mazhorance dhe tregon përmbushjen e premtimeve që ka dhënë".

Ajo shtoi se në një kohë kur bota është mbërthyer nga kriza financiare ndërkombetare, rritja ekonomike është kthyer në debatin më të fortë politik, pasi qeveria pretendon që për vitin e kaluar Shqipëria ka patur një rritje dyshifrore.