Site icon Telegrafi

Shqipëria drejt fitores së plotë ndaj Coronavirusit: Vetëm 9 pacientë të shtruar në spitalin infektiv

Lajm i mirë nga fronti i luftës kundër COVID-19 për Shqipërinë.

Aktualisht në spitalin infektiv janë vetëm 9 pacientë që po marrin trajtim për këtë sëmundje.

Shifra është bërë me dije nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu me anë të një statusi në rrjetet sociale.

“LAJM I MIRË! Vetëm 9 pacientë me COVID-19 po marrin trajtim në spitalin Infektiv, teksa vijon të ulet numri i rasteve aktive në të gjithë vendin”, shkruan ministrja.

Exit mobile version