Telegrafi

Shqipëria do të vazhdojë me eksportim të energjisë elektrike

Situata e volitshme hidrologjike e kaskadës së lumit Drin, ku ndodhet edhe HEC "Fierzë" objekti më i madh i këtillë në vend, sipas Bojaxhiut garanton furnizim normal, në kohë dhe kualitativ me energji elektrike të gjithë konsumatorëve në vend.

Menaxhim i mirë i kaskadës së Drinit me një gjendje të volitshme hidrologjike, krijoi mundësi që Shqipëria të vazhdojë me eksportin e energjisë, deklaroi Bojaxhiu.

Sipas tij ky është një vit me fat për KESH-in.

Duke e parë se situata hidrologjike e Fierzës është më se e volitshme, KESH-i për herë të parë filloi me eksport të energjisë elektrike për Greqinë. Më pas, KESH-i, në muajin prill për shkak se situata vazhdon të jetë e mirë, nënshkroi marrëveshje të reja për eksport të energjisë me Greqinë, Kosovën dhe me një kompani tjetër.