Telegrafi

Shqipëria do të ndërtojë hekurudhë drejt Maqedonisë

Këtë, siç lajmëron gazeta Panorama, e lajmëroi drejtoti i përgjithshëm i hekurudhës Zamir Ramadani duke sqaruar se këtij investimi shpejtësia e trenave shqiptarë do të rritet nga 60 në 100 kilometra.

Durrësi mund të lidhet në rrugë hekurudhore me Detin e Zi, vetëm nëse inaugurohet linja Lin-Kërçovë me gjatësi totale prej 45 kilometrash. Palës shqiptare i takon të ndërtojë vetëm 2.8 kilometra hekurudhë, ndërsa asaj maqedonase shumë herë më tepër.

Ndërtimi i segmentit nga fshati Lin i Pogradecit, deri në Kërçovë do të mundësonte transport mallrash me lindjen deri në qytetet Varna dhe Burgas të Bullgarisë, sqaron Ramadani dhe shton se për transportin ndërkombëtar të mallrave me hekurudhë, pala shqiptare me 5 milionë euro i shtron shinat deri në kufirin maqedonas. Ai shtoi se brenda 3 viteve të ardhshme Maqedonia dhe Shqipëria do të lidhen me hekurudhë.