Telegrafi

Shqipëria dhe Spanja thellojnë bashkëpunimin ekonomik

Në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë thuhet se kjo marrëveshje krijon një bazë të plotë ligjore për trajtimin tatimor të personave fizikë dhe juridikë shqiptarë dhe spanjollë të cilët kanë aktivitete biznesi, apo të ardhura të tjera të cilat janë në juridiksionin e legjislacioneve tatimore të të dy shteteve.

Zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Ilir Meta me këtë rast theksoi se Shqipëria dhe Spanja kanë marrëdhënie të shkëlqyera politike, diplomatike si dhe në shumë fusha të rëndësishme, ndërsa më këtë marrëveshje sipas tij shprehen ambiciet për t`i çuar këto marrëdhënie në nivele më të larta, sidomos sa i takon bashkëpunimit ekonomik dhe nxitjes së investimeve spanjolle në Shqipëri.

Ambasadori i Mbretërisë së Spanjës në Shqipëri, Manuel Montobbio tha se nënshkrimi i marrëveshjes është një hap i rëndësishëm në avancimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

“Është një gjë shumë e rëndësishme jo vetëm për përmbajtjen që ka por edhe për hapin përpara që ai shënon në marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve sepse nënkupton një njohje të përbashkët mes administratave fiskale të të dy vendeve”, u shpreh Montobbio. /Telegrafi/