Site icon Telegrafi

“Shqipëria dhe shqiptarët në udhën e rimëkëmbjes”, vjen në shqip

Biberaj, autor edhe i tre librave të tjerë që lidhen kryesisht me Shqipërinë, njëri prej të cilëve është botuar edhe në shqip me titullin “Shqipëria në tranzicion: Rruga e vështirë drejt demokracisë, 1990-2010”, në këtë të fundit, “Shqipëria dhe shqiptarët në udhën e rimëkëmbjes”, sjell një sërë këndshikimesh ndryshe, të para nga një shqiptar me formim intelektual e profesional perëndimor, për zhvillimet historike në hapësirat shqiptare.

Vetë titujt e kapitujve rrëfejnë përmbajtjet, të cilat do të jenë interesante jo vetëm për studiuesit, por edhe për lexuesit: Kosova: beteja për njohje, Marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave dhe çështja e Kosovës, Konflikti në Kosovë, Shqipëria pas Hoxhës: dilemat e ndryshimit, Shqipëria midis Lindjes dhe Perëndimit, Shqipëria në udhëkryq, Kosova:

fuçi baruti e Ballkanit, Shqipëria dhe shqiptarët në periudhën paskomuniste, Kosova: rasti për një zgjidhje jetë gjatë e të qëndrueshme, Kosova: lindja e një shteti të ri, dhe tema të tjera.

Librit i prin një hyrje e historianit të njohur shqiptaro-amerikan, Nikolla Pano. /Koha/

Exit mobile version