Sot në Beograd po mbahet Ministeriali i Mbrojtjes të Europës Juglindore (SEDM).
Zëvendësministri shqiptar i Mbrojtjes, Petro Koçi, ka debatuar me sekretarin e Shtetit të Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, Bojan Jocic.
Zyrtari serb deklaroi se Serbia është kundër shpalljes së njëanshme të pavarësisë Kosovës dhe e konsideroi të rrezikshme për stabilitetin në rajon shndërrimin e FSK-së në Forcë të Armatosur.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i zëvendësministrit shqiptar të Mbrojtjes, Petro Koçi i cili ka thënë se Kosova tashmë është e pavarur dhe duhet të ftohet në këtë ngjarje.
“Kosova është një vend i pavarur që duhet të ftohet në SEDM”.
Koçi ka shtuar më tej se pjesëmarrje e Kosovës në iniciativa rajonale kontribuon për paqe.
“Anëtarësimi i Kosovës në iniciativa të tilla rajonale jo vetëm kontribuon për paqen dhe stabilitetin në rajon, por lehtëson gjithashtu shpirtin e dialogut dhe realizmit mes Prishtinës dhe Beogradit”, tha ai./Telegrafi/