Site icon Telegrafi

Shqipëria dhe Mali i Zi me vetëm një kontroll në kufi

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Fatmir Xhafaj zhvilloi një takim informal me ministrin e Brendshëm të Malit të Zi, Mevludin Nuhodziç në Shkodër.

Dy ministrat konstatuan nivelin shumë të mirë të bashkëpunimit mes vendeve tona dhe folën për thellimin e këtij bashkëpunimi, sidomos me operacione të përbashkëta mes 2 policive.

Ata trajtuan çështje që lidhen me projekte të përbashkëta ndërkufitare, për të siguruar mbështetje financiare dhe asistencë nga BE.

Ministri Xhafaj dhe Ministri Nuhodziç diskutuan gjithashtu mbi masat shtesë për lehtësimin e lëvizjes në pikat e kalimit kufitar mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, në muajt e sezonit turistik veror ku ka një fluks pushuesish.

Exit mobile version