Telegrafi

Shqipëria dhe Kroacia ndërtojnë central bërthamor

Centrali, sipas burimeve të njëjta, do të kushtojë katër miliardë euro, ndërsa kapaciteti i tij do të jetë rreth 1.500 megavatë.

Ndërtimin do ta bëjë “Elektroekonomia kroate”, ndërsa pjesa më e madhe e energjisë së prodhuar do të dorëzohet në Kroaci, theksojnë mediumet.

Podgorica zyrtare lajmëroi se nuk ka marrë ofertë që të marrë pjesë në projektin për ndërtimin e centralit bërthamor në bregun e liqenit të Shkodrës, një pjesë e së cilës i takon Malit të Zi.

Ministria malazeze e Turizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit Jetësor përkujton se në Mal të Zi është në fuqi Ligji për ndalimin e objektit bërthamor, të miratuar në vitin 1995./