Telegrafi

Shqipëria dhe Kroacia do të ndërtojnë central bërthamor

Këtë sot e deklaruan mediumet kroate, pas vizitës së delegacionit të lartë qeveritar kroat në Shqipëri.

Në takimet, siç theksohet është biseduar për bashkëpunimin bilateral ekonomik, si dhe për projekt të përbashkët për ndërtimin e centralit bërthamor në Shqipëri.

Memorandumi që duhet të nënshkruhet muajin e ardhshëm parasheh formim të grupit punues të ekspertëve nga pesë anëtarë të Shqipërisë dhe të Kroacisë, të cilët do t’i vazhdojnë bisedimet.