Shqipëria dhe Kosova sot janë në zi kombëtare për shkak të jetëve të humbura nga tërmetet që goditën Shqipërinë natën mes 25 e 26 nëntorit.
Në të gjitha institucionet flamujt janë ulur në gjysmështizë, ndërsa në Kosovë janë anuluar edhe aktivitetet festive për nder të Ditës së Flamurit.
Tërmeti goditi kryesisht qytetin e Durrësit dhe zonën e Thumanës ku u shembën disa pallate.
Bilanci i viktimave fatkeqësisht pritet të rritet pasi ka ende persona nën rrënoja. /kp/