Telegrafi

Shqipëria dhe Gjermania, dy marrëveshje në fushën energjetike

E para është e ashtuquajtura Linjë e transmetimit 400 kilovolt Tiranë – Prishtinë, që kap një fond prej 42 milionë eurosh. Ministri i Energjetikës Dritan Prifti e ka vlerësuar këtë linjë që shkon rreth 240 kilometra.

“Shkëmben energjinë mes nesh dhe Kosovës për të shumëfishuar kapacitet eksportuese dhe importuese të Shqipërisë në periudhat e vitit që ajo ka nevojë të eksportojë apo të importojë”.

Ministri Prifti përmendi dhe rëndësinë e projektit të dytë për linjën unazore 110 kilovolt në jugun e Shqipërisë, që sipas tij është një ndihmë e madhe e komunitetit atje në zgjidhjen e mungesave aktuale që ka rrjeti ekzistues. Projektet janë pjesë e fondit më të madh vjetor të miratuar deri më tani prej Republikës Federale të Gjermanisë Republikës së Shqipërisë në një vlerë të përgjithshme prej 130 milionë eurosh.