Pas deklaratës së Kremlinit se presidenti Putin ka vendosur të njohë pavarësinë e dy zonave të shkëputura të Ukrainës të kontrolluara nga separatistët e mbështetur nga Rusia, ka reaguar Ministrja për Punët e Jashtme të Shqipërisë.
Në postimin zyrtar në Twitter, Olta Xhaçka shkruan se “Shqipëria e dënon njohjen e pavarësisë nga Rusia, si një shkelje e hapur e ligjit ndërkombëtar’.
“Shqipëria dënon njohjen e pavarësisë nga Rusia, të rajoneve lindore të Ukrainës, Donetsk dhe Luhansk. Kjo është një shkelje e qartë e ligjit ndërkombëtar, e marrëveshjes së Minskut si dhe cënim i intregriteti territorial dhe pavarësisë së Ukrainës. Shqipëria qëndron krah aleatëve dhe partnerëve ndërkombëtarë, në mbështetje të Ukrainës”, thuhet në postimin e Olta Xhaçkës.