Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se kanë dërguar disa trupa të kërkim-shpëtimit për t’i dalë në ndihmë Turqisë, pas goditjes nga tërmetetet.
Rama në një postim në Facecbook, ka shkruar se duhet bashkuar forcat në përballimin e plagëve të hapura të tërmetit tragjik.
“Një skuadër shqiptare prej 53 trupash të kërkim-shpëtimit dhe ndihmës shëndetësore, bashkë me mjetet e nevojshme u nisën drejt Turqisë mike, në një mision solidariteti vëllazëror përkrah të gjitha skuadrave të tjera aleate, për të bashkuar forcat në përballimin e plagëve të hapura të tërmetit tragjik”, ka shkruar Rama. /Telegrafi/