Site icon Telegrafi

Shqipëria me çmimin më të lartë të naftës në botë

Shqipëria ka rezultuar vendi më çmimin më të lartë në botë jo vetëm për naftën por edhe për benzinën ka treguar një studim.

Studimi i bërë nga Reddit (uebsajt amerikan për grumbullimin e lajmeve sociale, vlerësimin e përmbajtjes dhe diskutimin) ka treguar se vendi ynë kryeson në të gjithë botën me 26.59 për qind.

Reedit e ka sjell këtë grafik duke u bazuar te të dhënat nga Numbeo dhe Trading Economics, raporton Euronews Albania.

Studiuesit kanë marrë parasysh raportin midis pagës mesatare mujore dhe sa kushton për të mbushur sebratorin e makinës prej 60 litrash plot.

Shqipëria është pasuar nga Pakistani, Filipinet dhe Ghana. Ndërkohë vendet të cilat janë renditur me çmimet më të ulëta në krahasim me rrogën mujore kanë rezultuar Venezuela, SHBA-ja, Australia gjithashtu dhe Kanada-ja.

Çmimet e karburanteve kanë parë një rritje shumë të lartë jo vetëm në vendin tonë por në të gjithë botën që nga shpërthimi i luftës në Ukrainë, por mesa duket veni ynë kryeson listën në të gjithë botën. /Telegrafi/

Exit mobile version