Telegrafi

Shqipëria blen 79 milionë euro helikopterë

Ministria e Mbrojtjes tha se helikopterët transportues AS 532 AL Cougar do të merren në dorëzim brenda viteve të ardhshme. Prodhuesi i helikopterëve "Eurocopter" u prezantua para dy vitesh nga Kryeministri Berisha si një kompani që do të ndërtojë fabrika në Shqipëri.

Shqipëria zotëron një flotë prej 12 helikopterësh transporti të dhuruar nga Gjermania në vitin 2004, të cilët përdoren pjesërisht nga autoritetet ushtarake dhe pjesërisht nga autoritetet civile.

AS 532 AL Cougar është varianti më i fundit i helikopterit të modelit "Puma" që u zhvillua në Francë në vitet ‘80. Ai ka kapacitet për të mbajtur 20 trupa dhe peshë prej 4.5 tonë.