Telegrafi

Shqipëria bie një pozitë, Spanja rikthehet në maje

Herën e fundit kreu pushtohej nga Brazili, që ishte në këtë pozitë që nga qershori, pasi triumfoi në Kupën e Konfederatave. Por Spanja është rikthyer në maje pas rezultateve të mira në ndeshjet e vlefshme për kualifikim në Botërorin 2010.

Portugalia dhe Franca po ashtu kanë përfituar nga rezultatet e fundit dhe kanë pësuar ngritje në tabelë, me portugezët që renditen të pestët dhe francezët të shtatit.

Argjentina dhe Anglia kanë pësuar rënie për nga dy pozita, e para tash është në vendin e tetë ndërsa e dyta një pozitë më poshtë. Holanda dhe Italia qëndrojnë në pozitat e tyre të muajit të kaluar, në pozitën e tretë, respektivisht të katërt.

Kombëtarja shqiptare ka pësuar rënie për një pozitë dhe tash renditet e 98-ta në botë.