Telegrafi

Shqipëria barazon kundër Estonisë

Të dyja skuadrat zhvilluan një ndeshje të barabartë me raste të pakta, ndërsa këtë e dëshmon edhe rezultati.

Duhet përmendur se në fund të ndeshjes (87’), Estonia mbeti me një lojtar më pak në fushë pas përjashtimit të Piiroja me karton të kuq.

Trajneri i përfaqësueses kuqezi, Josip Kuzhe, e ka shfrytëzuar këtë takim si parapërgatitje për fazën kualifikuese për Kampionatin e ardhshëm Evropian të futbollit. /Telegrafi/