Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Rusi ka njoftuar anulimin e regjimit pa viza për shtetasit rusë.
Sipas ndryshimeve të bëra nga Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë më 20 prill 2023, shtetasit rusë nuk lejohen më të hyjnë në Shqipëri pa vizë nga data 1 maj deri më 30 shtator.
Ambasada ka vënë në dukje se tashmë shtetasit rusë duhet të marrin një dokument zyrtar në lidhje me qëllimin e udhëtimit të tyre nëse planifikojnë të vizitojnë Shqipërinë.
Përveç kësaj, pas pushtimit rus të Ukrainës, Maqedonia e Veriut anuloi hyrjen pa viza për qytetarët rusë dhe Mali i Zi reduktoi udhëtimin pa viza në 30 ditë gjatë verës. /Telegrafi/