Telegrafi

Shqipëria 80 për qind të drithërave merr nga jashtë

Ministri Ruli tha se ajo që sigurisht ka ndikuar në paketën e çmimeve të produkteve ushqimore kanë qenë drithërat në një kohë që prodhimi vendas i produkteve të drithërave në Shqipëri nuk mbulon më shumë se 20 për qind, të nevojës së konsumatorit.

"Përderisa ne importojmë rreth 80 për qind te drithërave dhe të miellit nga jashtë ne padyshim çmimin e marrim nga importi’, tha Ruli.

Sipas tij, Qeveria po ndjekin fenomenin dhe bashke me organet tatimore po kujdesen që rritja e pashmangshme e çmimit te drithërave, e imponuar nga tregu botëror dhe konjuktura botërore, të mos shoqërohet me një spekulim që i mbivendoset kësaj rritje objektive te çmimit. /Telegrafi/