Telegrafi

Shqipëria, 60 milionë euro nga eksporti i energjisë elektrike

Falë gjendjes së volitshme hidrologjike në akumulimet e hidrocentraleve shqiptare në kaskadën e lumit Drin, këtë vit në Shqipëri është regjistruar prodhim rekord historik i energjisë elektrike, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Tirana.

"Nga prodhimi i përgjithshëm ditor, 14 milionë i shesim", theksoi Stojku.

Sipas tij nga shitja e energjisë elektrike, këtë vit KESH ka realizuar të ardhura prej 60 milionë eurosh. Prej tyre, 40 milionë janë realizuar nga eksporti, të cilën sipas Stojkut e kryejnë kompani komerciale, ndërsa 20 milionë janë përfituar nga shitja në vend, kryesisht i "ÇEZ Shqipëri".

Nga mjetet e realizuara, 70 për qind shfrytëzohen për pagesë të borxheve, ndërsa të tjerat për shpenzimet operative. Në emër të debive, KESH nga fillimi i vitit deri më tani ka paguar 43 milionë euro.

Stojku theksoi se vetëm këtë muaj deri tani janë shitur 430 milionë kilovat orë energji elektrike, duke paralajmëruar se shitja e energjisë do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme.