Telegrafi

Shqipëria 11 mijë vende të reja pune

Nga të dhënat e Shërbimit Kombëtar të Punësimit rezulton se gjatë vitit 2009 janë krijuar 11500 vende të reja pune. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, shkalla e papunësisë për vitin që lamë pas arriti në 12.7 për qind, duke ruajtur të njëjtin nivel të një viti më parë. Ekspertët e këtij dikasteri shpjegojnë se në vetvete kjo shifër është një lajm i mirë, që tregon për rezistencën që ekonomia jonë i bëri krizës globale.

Banka e Shqipërisë konstaton se rritja më e lartë e numrit të punësuarve u regjistrua nga aktiviteti i hotelerisë, rreth 18.3 për qind. Aktivitetet e tjera të shërbimeve pësuan rënie.