Site icon Telegrafi

Shqipëria 10-vjet në NATO, SHBA: Një aleate e fortë në Aleancë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, kujton 10-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut.

Ambasada e SHBA, në mesazhin e saj vlerëson kontributin e Shqipërisë si mjaft të rëndësishëm për sa i takon misionit fisnik që Aleanca ka.

“Ndërsa Shqipëria feston 10 vjet anëtarësi në NATO, ne duam të nënvizojmë disa fakte të rëndësishme mbi Aleancën dhe rolin e Shqipërisë brenda saj”, lexohet në mesazhin e SHBA.

“Shqipëria ka një rol të rëndësishëm në Aleancën e NATO-s. Shqipëria është një aleate e fortë e NATO-s”, thekson Ambasada Amerikane në mesazhin e publikuar për kontributin e Shqipërisë.

Gjithashtu, Ambasada thekson se “Shqipëria renditet e dyta pas Gjeorgjisë përsa i përket numrit të trupave ushtarakë në misionet dhe operacionet e NATO-s në raport me numrin e popullsisë”. /Telegrafi/

Exit mobile version