Tashmë edhe bastoret kanë bërë kuotizimet e tyre para duelit të Shqipërisë me Zvicrën.
Sipas bastores më të madhe në botë, Bet365, Shqipëria nuk është favorite për duelin.
Megjithatë, vërehet një trend i zvogëlimit të koeficientit për fitore të Shqipërisë dhe rritje për atë të Zvicrës.
Shqipëria kuotohet me 5.75 për të fituar, teksa barazimi kuotohet me 3.30. Zvicra është favorite me 1.83, shkruan Telegrafi.
Megjithatë, ndryshime drastike kanë ndodhur pasi që në fillim Shqipëria ka pasur koeficientin 7.25 kurse fitorja e Zvicrës u kuotua me 1.57.
Duket se lojët e fundit miqësore dhe performancat e ekipeve në fazën përgatitore kanë ndikuar në kuotizimet e bastoreve botërore.
Ndryshe 2.30 kuotohet që ndeshja të përfundojë me 3 a po më shumë gola, teksa me 1.47 kuotohet që ndeshja të përfundoje me 0 deri në 2 gola. /Telegrafi/