Site icon Telegrafi

Shqipëri: Vetura bie në humnerë, humbin jetën dy mësues

Një aksident me pasojë vdekjen e dy personave ka ndodhur në aksin Memaliaj-Krahës.  Sipas policisë lokale një makinë ka dalë nga rruga në vendin e quajtur “Mogila”.

Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën drejtuesi dhe pasagjeri që ndodheshin në mjetin tip “Benz

Dy viktimat ishin mësues në fshatin Krahës dhe po ktheheshin nga puna për në Memaliaj, raporton opinion.

Njëri nga viktimat është identifikuar si Leonard S., 43 vjeç, i cili punonte si mësues në shkollën “9-vjeçare” të fshatit Krahës.

Exit mobile version