Kombëtarja e Shqipërisë U21 do të jetë nikoqire e Andorrës U21 në kuadër të xhiros së tretë në Grupin G.
Kuqezinjtë presin Andorrën në kampanjën kualifikuese për Kampionatin Evropian ‘Euro U21’.
Të besuarit e trajnerit Alban Bushi deri më tani kanë zhvilluar dy takime, ku kanë marrë një fitore e një humbje.
Shqipëria synon tri pikët nga kjo përballje, pasi realisht në letër është një kundërshtar i lehtë.
⚽️ #𝑴𝒂𝒕𝒄𝒉𝑫𝒂𝒚
𝑺𝒉𝒒𝒊𝒑𝒆̈𝒓𝒊 𝑼-𝟐𝟏 🇦🇱 𝒅𝒐 𝒕𝒆̈ 𝒑𝒆̈𝒓𝒃𝒂𝒍𝒍𝒆𝒕 𝒎𝒆 🇦🇩 𝑨𝒏𝒅𝒐𝒓𝒓𝒂 𝑼-𝟐𝟏, 𝒔𝒐𝒕, 🕖 𝟏𝟗:𝟎𝟎, 𝒏𝒆̈ 🏟 ''𝑬𝒍𝒃𝒂𝒔𝒂𝒏 𝑨𝒓𝒆𝒏𝒂''
✅ 𝑼𝑬𝑭𝑨 𝑼𝑵𝑫𝑬𝑹 𝟐𝟏 𝑪𝒉𝒂𝒎𝒑𝒊𝒐𝒏𝒔𝒉𝒊𝒑
❤️🖤 𝑭𝒐𝒓𝒄𝒂 𝑺𝒉𝒒𝒊𝒑𝒆̈𝒓𝒊𝒂 🦅 pic.twitter.com/an5aKSiEBv
— FSHF (@FSHForg) October 7, 2021
Në anën tjetër Andorra që ka pësuar dy humbje, ka udhëtuar drejt Shqipërisë për të befasuar.
Formacionet zyrtare:
Shqipëria U21: Tafas, Marku, Selmani, Pëllumbi, Ndrecka, Dobra, Asllani, Karrica, Cara, Muci, Celhaka.
Andorra U21: Gimenez, Guerrero, Vales, Trave, Ines, Pubill, Izqulerdo, Muller, Planes, Ubach, Garcia.