Telegrafi

Shqipëri: Turizmi, më shumë të huaj

Por ajo që bie në sy është numri i madh i të huajve që kanë zgjedhur Shqipërinë. 154 mijë e 987 shtetas të huaj më tepër në dy muaj tregon rritjen më të lartë nga viti në vit që mund të jetë regjistruar ndonjëherë në vend.

Duke përllogaritur edhe daljet e tyre, 133 mijë e 855 persona dhe koha e shkurtër që kanë kaluar në vend, rezulton që këta të huaj, kryesisht kosovarë, kanë ardhur për pushime në Shqipëri.

21 mijë prej tyre vazhdojnë ende të jenë me pushime në vend. Në statistikat zyrtare të Drejtorisë së kufirit dhe migracionit në Policinë e Shtetit, një tjetër shifër e cila ka pësuar ndryshime është ajo e daljeve nga Shqipëria të vetë shqiptarëve.

32 mijë e 851 shqiptarë më pak kanë udhëtuar nga Shqipëria drejt vendeve perëndimore apo atyre fqinje.

Pjesa më e madhe e këtyre shtetasve mendohet se nuk kanë preferuar më të udhëtojnë jashtë vendit për pushime, një shifër kjo që ka vënë në shqetësim edhe shoqëritë turistike në vend. /tch/telegrafi/