Telegrafi

Shqipëri: Të huajt investojnë në bujqësi

Sipas tyre, në sajë të implementimit të politikave të reja mbështetëse në bujqësi u bë e mundur që për vitin 2010 të mbillen në shkallë vendi rreth 2500 ha ullishte, 250 ha pemëtore, 350 ha vreshta, duke siguruar mbështetje për fermerët që kultivojnë perime në sera, për ata që mbarështojnë blegtori dhe të tjerë që aplikojnë teknologji moderne në prodhim.

Sipas burimeve financuesit më të mëdhenj në fushën e bujqësisë, kryesisht atë të serave moderne janë investitorë të huaj, që po investojnë miliona dollarë në këtë drejtim, duke përfituar kështu nga lehtësirat e shumta që ofron shteti shqiptar, por edhe nga toka bujqësore mjaft e pasur dhe bio e Shqipërisë, raporton Gazeta Start.

Skema e subvencionimit për rritjen e prodhimit bujqësor vendas, zëvendësoi në fillim të vitit 2007 projektin "naftë pa akcizë", i cili rezultoi ineficent dhe aspak transparent për furnizimin e fermerëve me karburant pa akcizë. Ekspertët e bujqësisë, mbështetur edhe në të dhënat zyrtare, vlerësojnë se vetëm nga kjo mbështetje e drejtpërdrejt subvencionuese e fermerit shqiptar, prodhimi bujqësor vendas ka hyrë në një etapë të re zhvillimi.

Rritja e prodhimit bujqësor vendas, shprehen ata, jo vetëm që po furnizon tregjet e vendit, duke plotësuar kërkesat e konsumatorit me prodhime bujqësore gjithëvjetore, por madje edhe për eksport. /Telegrafi/