Telegrafi

Shqipëri: Sigurimet rriten me 4 %

Rezultatin më pozitiv brenda tregut e shfaqi sigurimi i jetës, me një rritje vjetore prej rreth 17 për qind, por ky segment vazhdon të zërë vetëm 10 për qind të totalit të tregut. Vitin e vështirë për tregun e sigurimeve e dëshmon më qartë rënia e numrit të kontratave, që ishin 2.5 për qind më pak krahasuar me një vit më parë.

Edhe këtu tregu i sigurimeve tjera ka shfaqur performancën më të dobët, me rënie 3.5 për qind të numrit të kontratave, ndërsa shoqëritë e sigurimit të jetës njohën rritje me 5.6 për qind.

Ndryshe nga primet, dëmet për vitin 2010 kanë njohur një rritje të konsiderueshme. Vlera totale vjetore e dëmeve të paguara nga shoqëritë e sigurimit ishte 2.3 miliardë lekë me një rritje prej 32.6 për qind krahasuar me një vit më parë. /Telegrafi/