Site icon Telegrafi

Shqipëri, shërohen një mjek dhe dy infermiere të prekur nga COVID-19

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Qeverinë e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, ka njoftuar se jaën shëruar një mjëk dhe dy infermiere në Tiranë, të cilët ishin të prekur nga COVID-19.

Manastirliu, këtë lajm të mirë e dha përmes një postimi në Facebook, ku po asëhtu tha se tashmë janë bërë shtatë ditë, prej kur numri i të shëruarve është më i lartë se umri i të infektuarve aktivë.

“Një mjek dhe dy infermiere në Tiranë janë shëruar pas testit konfirmues në laboratorin e virologjisë në ISHP, mes 19 të shëruarve në 24 orët e fundit. Shkon në 39 numri i personelit mjekësor të #shëruar nga COVID-19. Për të shtatën ditë rradhazi, numri i të shëruarve është më i lartë se numri i të infektuarve aktivë. Deri tani janë 302 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me #COVID-19”, shkruan Manastirliu. /Telegrafi/

Exit mobile version