Telegrafi

Shqipëri: Shënojnë ulje investimet e huaja

Ky është konstatimi i bërë nga Drejtoria e Përgjithshme Ekonomiko-Financiare
e Komisionit Evropian (KE), Departamenti për vendet kandidate apo ato që aspirojnë të
aderojnë në BE, në raportin më të fundit, të publikuar këto ditë në Bruksel.

Në raport, i cili është botuar sot në Gazeta Shqiptare, thuhet se “pas një rritjeje të fuqishme gjatë tre muajve të parë të vitit, investimet e huaja direkte kanë shënuar rënie gjatë muajve prill deri në qershor, duke e çuar totalin e tyre, në shkallë vjetore, në 21 për qind më pak”.

Raporti vëren se borxhi i jashtëm bruto ka vijuar të rritet, duke arritur në nivelin e 3.5 miliardë eurove, nga 3.1 miliardë që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe se remitancat kanë qenë 7. 6 për qind më pak se vitin e kaluar. /Telegrafi/