Telegrafi

Shqipëri: Rritet kërkesa për parqet e erës

Ministri i Energjetikes së Shqipërisë Dritan Prtifti, tha se deri më tani janë realizuar 51 kërkesa për HEC-e të reja dhe 8 për parqe të prodhimit të energjisë me ere.

Ndërkaq, ecurinë e heceve të dhëna me koncension nga qeveria deri tani Prifti, tha se 27 nga këto kompani koncesionare kanë dorëzuar projektet e zbatimit dhe presin miratimin e tyre.

“Janë mbi 30 HEC qe janë në punë e sipër. Deri në fund të këtij viti do të vihen në punë 12 HEC-e”, tha ministri Prifti.

Ai ftoi kompanitë e interesuara për investime në energjinë e rinovueshme te marrin pjesë në tenderët që do të hapen në ditët në vazhdim për ndërtime hecesh apo parqesh me ere. /Telegrafi/