Telegrafi

Shqipëri: Rritet çmimi i produkteve ushqimore

Edhe për këtë vit, sipas të dhënave zyrtare, çmimet e ushqimeve janë rritur më shumë se sa norma mesatare e inflacionit. Në shtator inflacioni i ushqimeve ishte 4.3 për qind ose 1 pikë më lart se sa inflacioni mesatar.

Por brenda grupit të ushqimeve ka produkte si vaji dhe sheqernat për të cilat çmimet janë rritur deri në 8 për qind, ndërkohë që në verë inflacioni vjetor i zarzavateve dhe frutave ishte dyshifror. /Telegrafi/