Telegrafi

Shqipëri: Rriten të ardhurat për të papunët

Vendimi është për caktimin e nivelit bazë të së ardhurës nga papunësia e ka miratuar të mërkurën, Qeveria e Shqipërisë. Të ardhurat do të jenë 6565 lekë në muaj, për çdo të papunë.

Bazuar mbi këtë nivel dhe kompensimet, që i jepen çdo përfituesi, përftimi mesatar shkon në rreth 8100 lekë në muaj, bëhet e ditur në faqen zyrtare të qeverisë.

Efektet financiare do të përballohen nga buxheti i Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, përkatësisht nga buxheti për pagesën e papunësisë.

Kjo rritje, sipas zyrtarëve të Qeverisë, pritet të ndikojë në zbutjen e problemeve sociale të atyre, që janë në proces trajtimi me pagesë papunësie, por edhe të atyre, që kanë hyrë së fundmi në këtë skemë mbështetjeje. /Telegrafi/