Telegrafi

Shqipëri, rriten pagat dhe pensionet, FMN kundër

"Me këto rritje, qeveria shqiptare i jep përgjigje shumë të vendosur mjerimit dhe varfërisë. Mbi 800 mijë familje shqiptare të cilat jetonin me 1 dollarë në ditë për frymë, pas kësaj rritjeje, do të kenë të ardhura dy herë më shumë se katër vite më parë. Rritja e rrogave bëhet edhe për një qëllim tjetër; të rrisë kërkesën, të shtojë fuqinë blerëse në tregun e brendshëm. Dhe kjo është një masë e rëndësishme kundër pasojave të krizës", tha Berisha. 

Por nga ana e tij Fondi Monetar ndërkombëtar, javën e shkuar u shpreh hapur kundër kësaj lëvizjeje të qeverisë, pasi në një kohë kur efektet e krizës globale po ndjehen në Shqipëri, mbajtja nën kontroll e shpenzimeve për të mos helluar deficitin buxhetor, vlerësohet si një masë parndaluese.

Kryeministri Berisha megjithatë deklaroi mbrëmë se qeveria e tij e realizon rritjen e pagave përmes grumbullimit të të ardhurave në buxhet.

"Unë nuk kam asgjë kundër me konceptin e FMN-së, rrogat dhe pensionet indeksohen. Mirëpo, Shqipëria ka ca specifika që mua më kanë imponuar të marr këto masa, të cilat janë faktuar të drejta. Rritja e rrogave dhe pensioneve në Shqipëri nuk ka sjellë asnjëherë lëkundje të stabilitetit makroekonomik të vendit, nuk është bërë mbi bazën e rritjes së deficitit buxhetor, nuk është bërë mbi bazën e rritjes së borxhit. Përkundrazi, të gjitha këto kanë ardhur në zvogëlim, për shkak të performancës më të mirë.. /woa/

I