Telegrafi

Shqipëri: Rriten kreditë e pashlyera

Në raportin e fundit të BSH-së paralajmërohet rreziku grek, mbi sistemin financiar, konkretisht te kreditë e këqija, të cilat kanë kaluar kufirin 10 për qind të totalit, ose rreth 450 milionë dollarë, ku 350 milionë i referohet pjesës së biznesit.

Në raport BSH-ja vë në dukje problemin serioz që lidhet me emigrantët shqiptarë në Greqi, problemet ekonomike të të cilëve do të ndikojnë te bankat tona.

“Vlerësojmë se cilësia e portofolit të kredive do të vijojë të përkeqësohet jo vetëm si rrjedhojë e faktorëve të brendshëm, por edhe si rrjedhojë e problemeve që mund të importohen nga zhvillimet në ekonominë greke, ku një pjesë e mirë e punonjësve në sferën e bujqësisë, por edhe të turizmit, janë emigrantë shqiptarë me kontribut të konsiderueshëm në nivelin e remitancave në Shqipëri”, thuhet në raportin e Mbikëqyrjes Bankare për vitin 2009./Tch/Telegrafi/