Telegrafi

Shqipëri: Rriten kreditë e këqija

Krahasuar me qershorin e vitit të kaluar, pesha e kredive të këqija ndaj totalit të kredisë së dhënë është rritur me 3.3 për qind.

Bankat në Shqipëri kanë dhënë në total 457.6 miliardë lekë kredi për bizneset dhe individët. Nga këto, sipas Bankës së Shqipërisë, rezultojnë kredi me probleme, të cilat nuk shlyhen mbi 500 milionë dollarë.

Të dhënat tregojnë se në vlerë shifra e kredive të këqija është rritur krahasuar me vjet me mbi 18 miliardë lekë, ose gati 50 për qind.

Banka e Shqipërisë i ka detyruar bankat private që të mbajnë më shumë fonde rezervë për të përballuar humbjet nga kreditë që nuk shlyhen.

Rritja e kredive të këqija veçse cenon të ardhurat e bankave ka edhe një sërë efektesh negative për ekonominë.

Ato pengojnë kreditimin, pasi bankat detyrohen të mbajnë më shumë fonde të papërdorura si garanci për kreditë e këqija.

Por kësaj, humbjet nga kreditë që nuk kthen ndikojnë direkt në rritjen e interesave për kreditë e reja që bankat japin për bizneset dhe individët. /Tch/Telegrafi/