Telegrafi

Shqipëri, rriten investimet direkte

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës (METE), bën të ditur se në 6-mujorin e parë të vitit 2008, fluksi i investimeve të huaja direkte (FDI), vlerësohet në rreth 227 milion euro.

Në tre vitet e fundit, investimet e huaja direkte, janë rritur në mënyrë të ndjeshme. Ndërsa në vitin 2005 fluksi i tyre përbënte 3.3 % e GDP-së, në vitin 2007 ky tregues vlerësohet në 6.2 %, ose 88 % më i lartë se në vitin 2005. Gjatë vitit 2007 fluksi i FDI-ve, vlerësohet të jetë rritur rreth 74 %, kundrejt vitit 2006, duke arritur në vlerën e rreth 452 milion euro.

Banka Botërore dhe të tjera institucione ndërkombëtare kanë vlerësuar një sërë nismash të qeverisë shqiptare, që ka krijuar lehtësira për bizneset.