Telegrafi

Shqipëri: Remitancat këtë vit 392 milionë euro

Ilir Gëdeshi, Drejtor i Qendrës për Studime Ekonomike e Sociale, tha se qeveria duhet të shohë mundësitë për krijimin e kushteve të favorshme për investime të emigrantëve.

Sipas Gëdeshit, deri më tani dërgesat e emigrantëve kanë luajtur një rol të rëndësishëm në zbutjen e varfërisë.

Ndërkohë sipas Bankës së Shqipërisë, dërgesat e emigrantëve gjatë 6-mujorit të parë të këtij viti, kapin një vlerë prej 392 milionë euro. /Telegrafi/