Banka e Shqipërisë bën të ditur se, dërgesat e emigrantëve në ekonominë shqiptare për vitin e kaluar arritën në 615 milionë euro, ose 17 milionë euro më shumë se ne vitin 2015.
Sipas BSH-së, pas rënies në gjysmën e parë të vitit, gjashtëmujori i dytë rezultoi pozitiv..
Rritja e viteve të fundit e remitancave lidhet kryesisht me kthimin përfundimtar të shumë shqiptarëve nga emigrimi, kthim i shoqëruar edhe me riatdhesimin e kursimeve të tyre jashtë vendit.
Ndërkohë po sipas BSH-se, viti 2016 ishte pozitiv edhe për investimet e huaja direkte të cilat preken vlerën e 959 milionë eurove, duke thyer rekordin e vitit 2013.
Fluksi i investimeve direkte u rrit me 17.2% krahasuar me vitin 2015. Besohet se rritja e investimeve të huaja i dedikohet kryesisht punimeve të gazsjellësit TAP dhe shitjes gjatë vitit të kaluar të dy prej kompanive të mëdha koncesionare, Bankes Petroleum dhe Tirana International Airport. /Telegrafi/