Telegrafi

Shqipëri, Qeveria: Ekonomia, në situatën më të mirë

Në një konferencë për shtyp, zëdhënësja e MF, Anisa Sërbo ka deklaruar se rritja e rrogave dhe pensioneve nga ana e qeverisë tregon situatën pozitive në të cilën ndodhet ekonomia vendase.

“Rritja e pagave dhe pensioneve tregon situatën e mirë të ekonomisë. I verbuar nga ky sukses, kryetari i opozitës Edi Rama, i cili synon bllokimin e rritjes së pagave dhe pensioneve, dëshmon se nuk ka alternativa të tjera për t’u ofruar shqiptarëve”, ka pohuar Sërbo.

Duke replikuar ndaj deklaratave se qeveria nuk po mbledh të ardhurat, zëdhënësja ka shtuar niveli më i ulët i të ardhurave konstatohet në ato të pushtetit vendor të drejtuar nga vetë Rama. /TCH/