Telegrafi

Shqipëri, prodhimet vendore me çmime të larta

Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të prodhimit është +3.1 për qind, pra me rritje në krahasim me 2010-n. Industria nxjerrëse shënoi një rritje prej 3.2 për qind.

Këtu INSTAT-i përmend rritjen e çmimeve të produkteve në aktivitetet “nxjerrja e produkteve energjetike” me 3.6 për qind dhe “nxjerrja e produkteve jo energjetike” me 1.5 për qind.

Edhe indeksi i çmimeve të prodhimit në degën “industri përpunuese” shënoi rritje me 1.3 për qind. Brenda saj mund të përmendim rritjen e çmimeve të prodhimit të produkteve në aktivitetet: “industria ushqimore” me 2.5 për qind, “industria tekstile dhe e veshjeve” me 0.6 për qind, “fabrikimi i mobilieve dhe shërbime të tjera” me 5.3 për qind.

Indeksi i çmimeve të prodhimit për produktet vendase arriti 110.2 për qind, duke shënuar një rritje prej 0.7 për qind krahasuar me tremujorin e katërt 2010. /Telegrafi/