Telegrafi

Shqipëri: Pritet ulje e çmimeve të telefonisë

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postave (AKEP) do të nisë në muajin shtator një konsultim me operatorët mobilë si dhe me grupet e interesit, me synim uljen e mëtejshme të çmimeve të telefonisë celulare dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve.

Gjatë dy viteve të fundit këto çmime janë reduktuar me rreth 40 për qind, por kreu i AKEP Pirro Xhixho, parashikon që në vitin e ardhshëm ulja e çmimeve të telefonisë mobile të jetë me 20 për qind. /Telegrafi/