Telegrafi

Shqipëri: Përgjysmohet buxheti për papunësinë

Kjo është ulja më e madhe e këtyre tre viteve të fundit dhe sipas të gjitha gjasave ka për të shkaktuar një impakt negativ social në gjithë kategoritë që përjetojnë statusin e të papunit. Ulja e parashikuar në projektin e ri që pas kalimit në Komisionin e Ekonomisë dhe në qeveri, do të miratohet edhe në Kuvend, do të sjellë një tronditje për gjithë administratën sociale në vend.

Përgjysmimi i buxhetit për papunësinë ndodh pikërisht në momentin kur vendi pranohet se është prekur nga kriza ekonomike, ku një nga treguesit është niveli i papunësisë së shtuar në qytete dhe qendrat e tjera të vendit. Sipas statistikave të siguruara nga ente publike dhe organizma që merren me matjen e efekteve apo impakteve sociale në kushtet e krizës, viti 2009 shënon rritje të nivelit të papunësisë nga 13 për qind që ishte në vitin 2008 në 13.8 për qind.

E njëjta normë e papunësie vazhdon të ruhet dhe për vitin 2010, ku sipas INSTAT-it në fund të 3-mujorit të parë të vitit 2010 ky fenomen arriti në masën 13.83 për qind. /Shqip/Telegrafi/