Site icon Telegrafi

Shqipëri: Pensionet në vitin 2018, sa 75% e pagës minimale

Në projekt-dokumentin për programin buxhetor afatmesëm 2016-2018, qeveria shqiptare parashikon që pensionet të rriten duke filluar me nga 2.8%.

Për sigurimet shoqërore Këshilli i Ministrave do të miratojë çdo vit rritje të të ardhurave, për të moshuarit por dhe për përfitimet e tjera.

Gjithashtu është parashikuar një plan i ri mbi të cilin pritet të caktohen pensionet e reja.

Synimi i Qeverisë është që pensioni minimal të sigurojë minimumin jetik, i cili pritet të jetë 75% e pagës minimale, ndërsa pensioni mesatar 45% e pagës minimale dhe çdo përfitim pritet të caktohet brenda 30 ditëve nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore.

“Masa e pensionit minimal të sigurojë të paktën minimumin jetik dhe shkalla e zëvendësimit të jetë 75% e pagës minimale. /shqiptarja.com/

Exit mobile version