Telegrafi

Shqipëri: Parlamenti miratoi buxhetin për 2011

Në këtë seancë maratonë ligji i buxhetit u miratua me 74 vota pro dhe një kundër. Nuk u gjet një gjuhë e përbashkët për të marrë edhe votat e opozitës, por mori vetëm votat e shumicës.

Në diskutime morën pjesë pothuaj të gjithë deputetët pro dhe kundër buxhetit të ri, një palë duke vlerësuar investimet në infrastrukturë, tjetra duke kritikuar për mungesë transparence dhe realizmi.

Menjëherë pas votimit të ligjit të buxhetit parlamenti nisi në 4.30 një interpelancë të kryeministrit Sali Berisha të kërkuar nga Partia Socialiste. /Telegrafi/