Një i burgosur i cili është i dënuar me burgim të përjetshëm i kushton buxhetit të shtetit rreth gjysmë milion euro.
Drejtori i Burgut të Peqinit, Florenc Doka ka treguar se aktualisht janë 400 të burgosur të cilët vuajnë dënimin në këtë burg, ndërsa 128 prej tyre janë me burgim të përjetshëm, transmeton Telegrafi.
“Janë 400 të burgosur, ku 128 prej tyre janë të dënuar me burgim të përjetshëm. Një i burgosur ka koston rreth 30 euro në ditë, nëse është me burgim të përjetshëm është rreth gjysmë milion euro”, tha drejtori Doka gjatë intervistës për Opinion.
Ai gjithashtu ka bërë të ditur se në burg janë duke vuajtur dënimin edhe dy persona të cilët gjenden në izolim, duke shtuar se izolimi zgjatë një vit dhe se ata kanë të drejtë të vizitohen nga familja vetëm një herë në muaj, dhe vizita zgjatë 30 minuta./Telegrafi/
@blendifevziubf Sa te burgosur ka Shqiperia dhe sa i kushton nje i burgosur ne dite? #blendifevziu